Penthouse - Per Shitje - Touch of the Sun, Shqipëri


Penthouse ne Shitje tek Rezidenca Touch of the Sun

 Çmimi i Kërkuar
Touch of The Sun - Touch of The Sun - Touch of the Sun, Shqipëri
ID: 530171012-90
Nr. Total i Dhomave
5
Nr. i Dhomave të Gjumit
3
Nr. i Banjove
3
Sipërfaqja Totale (m2)
347

Nr. i Kateve:
4
Kati :
Kati 3
Albanian
Disclaimer:
Translations of the property description are powered by Google Translate and does not guarantee the accuracy of the results. The Translation may not match description in the original language.
Apartamenti organizohet në dy kate dupleks, ku ambjenti i dites ndodhet në katin e sipërm dhe ambjenti i nates është i organizuar në katin e poshtëm. Ka orientim Lindje - Jug dhe Perendim që ofron drite, pamje te lire dhe ngrohtësi gjatë gjithë dites. Duke qënë papafingo, ofron hapesire dhe lartesi me te madhe se normalja, që e bën akoma dhe me unik dhe komod. Ambjenti është konceptuar, projektuar dhe realizuar ne te dy katet si nje i tere, dhe është realizuar me rifinitura shumë cilësore që e bëjne atë të qetë, plot dritë me shumë privatesi dhe komfort.
Apartamenti vjen bashkë me dy poste parkimi, një depo dhe ka siperfaqe neto banimi 200 m2 me një verandë 143 m2 të shfrytëzueshme. Pozicionimi i apartamentit në kompleks ka avantazh shtese aksesin nga hyrja dytesore e rezidences, qe eshte me private pervec aksesit normal qe shfrytezohet nga kompleksi. Apartamenti gjithashtu ka akses te individualizuar per ne katin e fundit te ashensorit vetem per banoret duke mundesuar privatesi shtese.
Apartamenti perbehet:
Kati i siperm: Salloni i bollshem me oxhak funsional, ambjentin e gatimit dhe ngrenies, ku eshte vendosur kuzhina e stilit Italian, me veshje druri qe e ben ate me te ngrohte me te dashur dhe ne harmoni me gjithe hapesiren. Ambjenti lidhet me nje ambjent i cili aktualisht sherben si sallon i dyte ndenje, por mund te sherbeje si dhome miqsh, me tualet dhe me nje dere qe ofron privatesi te kesaj pjese te apartamentit. Gjithashtu ambjenti ka dhe nje tualet te bollshem qe lidhet me sallonin. I gjithe kati rrethohet me verande te bollshme qe rrethon apartamentin dhe dalje te lira ne anen Lindore dhe ne ate Perendimore. Apartamenti mundeson pamje panoramike dhe ne anen perendimore eshte vendosur nje tavoline me karrige per te shijuar horizontin dhe panoramen Jugore dhe Perendimore.
Kati poshte: Aksesohet nepermjet shkalleve te rehatshme prej druri dhe shperndarja ne ambjente realizohet nga korridori qe realizon lidhjen me dy dhomat e gjumit, nje hapesire qe aktualisht shfrytezohet si palester por mund te pershatet sipas nevojes, dy tualete dhe dy ballkone te plota.
Te dy katet jane te pajisur me sisteme qendrore ngrohje ftohje inverter.
Apartamenti eshte i pajisur me sistem ndricimi te automatizuar qe mundeson programimin e ndriçimit sipas deshires, nevojes duke mundesuar nje ambient sipas deshires nepermjet programimit nga nje pajisje smart ose nga telefoni juaj.
Rezidenca eshte e konceptuar me ndertesa me tre kate dhe papafingo dhe ne qender eshte nje pishine. Qellimi I rezidences ka qene ndertimi I nje rezidence elitare si nje kompleks qe nuk ka dallim nga ambjentet e jeteses ne Perendim. Per te mundesuar kete qe ne fillim eshte menduar qe infrastruktura te jete e mjaftueshme, dhe te akomodoje kerkesat e rezidenteve me ambjente te rehatshme, funksionale e komforte banimi, nevojat per akomodimin e mjeteve, infrastruktura e nevojshme e kapaciteteve per uje, gjelberim, ajer te paster dhe funksionet e mirembajtjes dhe nje sistem ngrohje ftohje funksional. Per kete qellim rezidenca eshte e pajisur me nje Motogjenerator i lidhur ne menyre automatike me rrjetin te cilin ben aktivizimin e tij ne rast nevoje. Sistem te mjaftueshem te pompimit te ujit, Park lodrash per femijet, hapesira te gjelbra dhe sistem akses kontrolli, dhe ambjente te perbashketa komunitare si Salle lojrash, kinema, palester etj. I gjithe kompleksi eshte ndertuar me sistem kapot qe mundeson mbrojtjen e ambjenteve te banimit nga ekspozimi i temperaturave te larta ose te uleta, sistem dritaresh me termoizolim termik dhe akustik te larte dhe rendiment te larte te kursimit te energjise elektrike.
Menaxhimi i rezidences realizohet nga nje bord i pronareve te cilet vendosin per administrimin e rezidences, tarifat dhe menaxhimin e investimit te tyre.
Me kontaktoni per nje vizite ne prone!

Karakteristikat

Ashensor
Kopësht
Pishinë

Dhoma

Dimensions

Room Size

Lavanteri

Dhomë Fitness

Dhomë Ngrënieje

Të gjitha informacionet e prezantuara nga Agjenti apo Brokeri konsiderohen korrekte dhe të besueshme, por nuk jane të garantuara ligjërisht dhe duhet të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Agjenti Menaxhues
Xhovalin Tarazhi - RE/MAX Vizion
Xhovalin Tarazhi

Xhovalin Tarazhi

RE/MAX Vizion


DERGONI MESAZH

 
Xhovalin Tarazhi

RE/MAX Vizion

Rruga e Kavajes
Kompleksi Delijorgji

Tirana, Tiranë, Shqipëria

Preferencat

Share & Compare


Të klikuara së fundmi

Share & Compare