Shpërble Veten Shqipëria

Politika e Mbrotjes së të Dhënave Personale

Të Dhënat Tuaja Përsonale janë shumë të rëndësishme për ne. Politika e RE/MAX Europe konsiston në respektimin dhe mbrotjen e të Dhënave Personale të vizitorëve të faqes sonë të internetit. Qëllimi i kësaj politike të mbrojtjes së të dhënave personale është t'ju informojmë me një përshkrim të llojit të informacionit që ne mbnledhim dhe se si e përdorim këtë informacion. RE/MAX Albania Nuk Mbledh të Dhëna Personale të Identifikueshme për Përdoresit. Ne nuk mbledhim informacion individual identifikues në faqen tonë të internetit për sa kohë që ju vendosni vetë për të na e dërguar me email apo duke përdorur mekanizmin e kërkimit të ruajtur. Edhe në rastin kur ju vendosni vetë të na jepni informacion, ne e ruajmë atë me konfidencialitet dhe nuk do t'ua përcjellim adresen tuaj email palëve të treta. Kur vizitorët shfletojnë faqen e internetit www.remax-albania.com, ne mbledhim informacion minimal i cili nuk i identifikon përdoruesit. Ky informacion konsiston në sasinë e trafikut të vizitave të faqes, cilat faqe vizitohen dhe për sa kohë, nga vijnë vizitorët dhe cilën ISP përdorin. Informacioni i mbledhur përdoret për të përmirësuar cilësinë e faqes sonë të internetit, për të shtuar informacionin e ofruar dhe për ta bërë vizitën e faqes sonë sa më të vlefshme dhe efiçiente për vizitorët.

Lidhjet me Faqet e Tjera të Internetit.
Ju lutemi të keni parasysh se kur klikoni në lidhjet që ju dërgojnë në faqet e palëve të treta, ju do t'u nënshtroheni politikave respektive të mbrojtjes së të dhënave përsonale. Megjithëse RE/MAX mbështet mbrotjen e të dhënave personale në internet, RE/MAX nuk mund të jetë përgjegjës për veprimet e palëve të treta. Ne ju nxisim të lexoni deklaratat mbi mbrojtjen e të dhënave personale sa herë që ndërveproni me faqet e internetit.

Dhënia e Pëlqimit për Mbledhjen e Informacionit Jo-Identifikues.
Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju i jepni pëlqimin RE/MAX Albania për të mbledhur dhe përdorur informacionin tuaj siç përshkruhet në këtë politikë. Nëse RE/MAX Albania e rifreskon politikën e mbrotjes së të dhënave personale, këto ndryshime do të publikohen në këtë faqe. Në mënyrë që ju të jeni gjithmonë në dijeni të informacionit që ne mbledhim dhe mënyrës se si e përdorim atë, ju rekomandojmë që ta shihni këtë faqe rregullisht.