Albania
/ælˈbeɪniə/ (help·info), me emrin zyrtar Republika e Shqipërisë (Albanian: Republika e Shqipërisë pronounced [ɾɛˈpublika ɛ ʃcipəˈɾiːs], or simply Shqipëria, Gheg Albanian: Shqipnija), është një shtet në Evropën Juglindore. Kufizohet me Greqinë në juglindje, Malin e Zi në veri, Kosovën[3] në verilindje, dhe me Republikën e Maqedonisë në lindje. Në perëndim ka bregdet në Detin Adriatik, dhe në jugperëndim me Detin Jon. Është më pak se 72 km (45 milje) nga Italia, përmes Kanalit të Otrantos i cili lidh detin Adriatik me detin Jon.
Shqipëria është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregëtisë, dhe Bashkimit të Mesdheut. Në të njëjtën kohë, Shqipëria është një kandidate potenciale për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe është anëtare e NATOs që nga data 1 prill 2009.[4] Shqipëria është zyrtarisht kombi anëtar i 27-të në pakt në përvjetorin e 60-të të NATO-s, dhe ka ofruar suport dhe trupa ushtarake për misionet paqeruajtëse dhe të sigurisë në Ballkan, në Afganistan, Irak[5][6] dhe Çad.[7]
Shqipëria është demokraci parlamentare dhe një ekonomi në tranzicion. Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është qendra e rreth 895,000 banorëve të një vendi prej 3.6 milion individësh, si dhe është edhe qendra financiare e vendit.[8] Reformat e ekonomisë së tregut të lirë e kanë hapur vendin drejt investimeve të huaja, veçanërisht në energji dhe infrastrukturën e transportit.