Shpërble Veten Shqipëria

KUSHTET E PËRDORIMIT
Ju Lutemi të Lexoni me Kujdes Përpara se të Përdorni Këtë Faqe Interneti. Mirësevini në faqen e internetit të RE/MAX Albania, www.remax-albania.com. Synimi i kësaj faqeje interneti është që t'u ofrojmë konsumatprëve akses ndaj informacionit të listimeve, pronave dhe truajve për shitje dhe qera të bëra përmes Organizatës RE/MAX dhe të Anëtarësuarve RE/MAX, si dhe problematikave të ndryshme mbi pronat e patundshme që mund t'ju interesojnë. Në këtë faqe ju do të gjeni gjithashtu të dhëna mbi kompaninë, mbi Organizatën RE/MAX dhe të Anëtarësuarit RE/MAX. Për të siguruar një hapësirë të sigurt dhe jo-ofenduese për të gjithë vizitorët e kësaj faqeje, ne kemi vendosur "Kushtet e Përdorimit." Duke vzituar secilën nga seksionet e www.remax-albania.com, ju jeni dakord me termat dhe kushtet e vendosura më poshtë. Nëse ju nuk jeni dakord me të gjitha Kushtet e Përdorimit, ju lutemi të mos e përdorni këtë faqe.

NJOFTIM MBI TË DREJTËN E AUTORIT
Materialet e përdorura në këtë faqe si dhe organizimi dhe paraqitja e tij, mbajnë tüe drejtën e autorit dhe mbrohen nga ligjet amerikane dhe ato ndërkombëtare për të drejtën e autorit, si dhe nga provigjionet e traktateve. Ju mund të aksesoni, shkarkoni dhe printoni materialet e kësaj faqeje vetëm për përdorim personal dhe jo-tregëtar. Megjithatë, çdo printim i kësaj faqeje apo copëzave të tij duhet të përmbajë lajmërimin mbi të drejtën e autorit. Asnjë e drejtë, titull apo interes në çfarëdo materiali të përmbajtur në këtë faqe, nuk do të transferohet tek ju nga aksesimi, shkarkimi apo printimi i këtyre materialeve. Për sa kohë që nuk shprehet ndryshe, ju nuk mund të kopjoni, ndryshoni, shpërndani, transmetoni, shfaqni, riprodhoni, publikoni, licensoni, krijoni punime derivuese, të lidhni apo të modeloni në ndonjë faqe tjetër, të transferoni apo shisni informacionin e përftuar nga kjo faqe, ta përdorni në ndonjë faqe tjetër, pa pëlqimin me shkrim nga RE/MAX Europe. Ndalesa paraprirëse përfshin pa kufizim praktikat e "kapjes së faqes" apo "kapjes së bazës së të dhënave" për të përftuar listat e përdoruesve apo informacione të tjera.

SHENJAT DALLUESE 
RE/MAX®, Above the Crowd®, Take a Step Above The Crowd®, Out in Front®, It's the Experience®, The Real Estate Superstars®, dizajni i rripave horizontal 'kuq-mbi-të bardhë-mbi blu' logoja e ballonit me ajër të RE/MAX bëjnë pjesë në markat e regjistruara të shërbimeve të RE/MAX International, Inc. Markat e RE/MAX International nuk mund të përdoren në asnjë mënyrë pa pëlqimin paraprak dhe shprehimisht me shkrim nga RE/MAX International.

LIDHJET
Për komoditetin tuaj, RE/MAX mund të ofrojë lidhje me faqe të ndryshme interneti të cilat mund t'ju interesojnë. Gjithësesi, RE/MAX nuk ka kontroll mbi këto faqe dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre, si dhe nuk mban përgjegjësi për saktësinë dhe besueshmërinë e çfarëdolloj informacioni, të dhënave, opinioneve, këshillave apo deklaratave që ato faqe përmbajnë. Për më tepër, politika e RE/MAX për mbrotjen e të dhënave personale aplikohet vetëm kur ju ndodheni duke vizituar faqen tonë. Me t'u lidhur me faqe të tjera, ju duhet të lexoni politikën e mbrojtjes së të dhënave personale të asaj faqeje para se të jepni ndonjë informacion personal. Nëse ju vendosni të aksesoni ndonjë faqe të palëve të treta të lidhur m këtë faqe, ju e merrni vetë përsipër përgjegjësinë. RE/MAX rezervon të drejtën e mbylljes së çdo lidhjeje apo programi lidhës në çdo kohë. 

MOSPRANIMI
MATERIALET QË PËRMBAHEN NË KËTË FAQE OFROHEN NË MËNYRËN "SIÇ JANË" DHE "SIPAS DISPONIBILITETIT", PA ASNJË LLOJ PËRFAQËSIMI APO GARANCIE. RE/MAX EUROPE NUK PRANON SHPREHIMISHT ASNJË NGA PËRFAQËSIMET APO GARANCITË, TË SHPREHURA APO NËNKUPTUARA, DUKE PËRFSHIRË PA KUFIZIM GARANCITË PËR TITULLIN, MOS-SHKELJEN, APO GARANCITË E NËNKUPTUARA TË TREGËTIMIT APO PËRSHTATJES PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR. RE/MAX EUROPE NUK GARANTON SAKTËSINË DHE PLOTËSINË E INFORMACIONIT, TEKSTIT, GRAFIKAVE, LIDHJEVE APO ZËRAVE TË TJERË QË PËRFSHIHEN NË KËTO MATERIALE. RE/MAX EUROPE MUND T¨'I BËJË NDRYSHIME KËSAJ FAQEJE NË ÇDO KOHË DHE PA NJOFTUAR. NDËRSA RE/MAX EUROPE PËRPIQET TË MBAJË INFORMACIONIN E KËSAJ FAQEJE TË SAKTË DHE AKTUAL, RE/MAX EUROPE NUK MUND TË GARANATOJË SAKTËSINË, PLOTËSINË DHE VOLINË E INFORMACIONIT. INFORMACIONI QË PËRMBAHET NË FAQEN E RE/MAX MUND TË PËRFSHIJË GABIME TIPOGRAFIKE APO PASAKTËSI TEKNIKE. RE/MAX REZERVON TË DREJTËN PËR TË BËRË NDRYSHIME, KORRIGJIME DHE/OSE PËRMIRËSIME TË INFORMACIONIT QË PËRMBAHET NË KËTË FAQE NË ÇDO KOHË DHE PA NJOFTUAR.

PËRGJEGJËSIA E KUFIZUAR
RE/MAX EUROPE NUK ËSHTË PËRGJEGJËSE NË ASNJË RAST PËR DËMET E ÇFARËDOLLOJSHME QË VIJNË NGA PËRDORIMI, APO PAFTËSIA PËR TË PËRDORUR FAQEN E INTERNETIT, DUKE PËRFSHIRË PA KUFIZIM DËMET DIREKTE, INDIREKTE, AKSIDENTALE, TË VEÇANTA APO KONSEKUTIVE, EDHE NËSE RE/MAX EUROPE KA QENË LAJMËRUAR PËR MUNDËSINË E KËTYRE DËMEVE. MEQENËSE DISA JURIDIKSIONE E NDALOJNË PËRJASHTIMIN APO KUFIZIMIN E PËRGJEGJËSISË PËR DËMET KONSEKUTIVE APO AKSIDENTALE, KUFIZIMET E MËSIPËRME MUND TË MOS APLIKOHEN MBI JU.

PËRDITËSIMET 
RE/MAX Albania ruan të drejtën për të bërë ndryshime në faqen e www.remax-albania.com dhe në Kushtet e Përdorimit dhe mund të rishikojë në çdo kohë Kushtet e Përdorimit duke i përditësuar këtë publikim. Ju duhet ta vizitoni këtë faqe herë pas here për të parë Kushtet e Përdorimit të cilave ju u nënshtroheni. Përdorimi i kësaj faqeje pasuar nga këto ndryshime përbën marrëveshjen tuaj për të ndjekur dhe nënshtruar Kushteve të Përdorimit pas ndryshimt. Nëse ndonjë ndryshim nuk është pranueshëm nga ana juaj, e vetmja gjë që mund të bëni është të ndaloni përdorimin e kësaj faqeje.