FRANCHISE

Blerja e një franchisi RE/MAX ju siguron një mundësi të shkëlqyer biznesi. Rrjeti i RE/MAX është i shumëllojshëm dhe të tilla janë burimet që ju lejojnë perdorim efikas të sistemit, trajnimeve dhe avantazhet konkuruese të markës. Udhëzimet e RE/MAX ju orientojnë hap pas hapi për ndërtimin e një biznesi të shëndoshë e fitimprurës imobiliar.

Franchising është praktika e përdorimit të një modeli të sukseshëm biznesi nga një kompani te tjetra. Kjo është një formë e veçantë sipërmarrje tregtare bazuar në një marrëvshje ligjore ku njëra palë (Franchizuesi) bie dakord t’i ofrojë palës tjetër (të Franchizuarit) të drejtën e operimit të markës, logot të cilat kanë vlerë tregu, experiencë profesionale, njohuritë teknike (know-how) dhe suport të vazhdueshëm, të cilat franchizuesi pranon t’i perdorë kundrejt një pagese për një periudhë të caktuar kohore.

Ç’farë mundësishë do të sjellë për ju biznesi i pasurive të paluajtshme?

Tregu i pasurive të paluajtshme përbën një nga industritë më dinamike e fitimprurëse të ekonomisë së vëndit dhe përtej kufirit. Nevoja për shtëpi është një nevojë universale dhe si rrjedhojë qindra mijra transaksione kryehen çdo vit për të blerë, shitur apo marrë me qira një shtëpi, truall apo hapsirë tregtare.

Ato që njerëzit kërkojnë kur i drejtohen një agjensie imobiliare janë këshilla të drejta e profesionale nga ekspertët lokale imobiliar se kur dhe ku mund të investojnë më mirë të ardhurat e tyre. Për këtë nevojitet njohuri praktike, teknologji e dizenjuar posaçërisht për të manaxhuar portofolin e pronave dhe një markë e besueshme.

Fjala “RE/MAX“ do të thotë “Real Estate Maximum” dhe suksesi ynë mbeshtet mbi disa parime bazë:

  • Maksimum i shërbimi ndaj klientit.
  • Maksimumi i suportit dhe komisioneve për Partnerët e Shitjes.
  • Maksimumi i marketingut për promovimin e markës.

Sistemi Franchise RE/MAX ju jep mundësinë të ndërtoni një biznes të strukturuar mirë dhe ta zhvilloni më tej atë duke krijuar mundësi karriere për veten dhe Partnerët tuaj të Shitjes.