KARRIERË NË RE/MAX

Zhvillimi i një karriere në fushën e shërbimeve imobiliare mund të jetë një eksperiencë e vyer për ju. Nëse kërkoni të operoni biznesin tuaj privat pa qënë nevoja të investoni shumë para për të, atëherë mund të konsideroni të bashkoheni me RE/MAX në rolin e partnerit të shitjes. Me RE/MAX Partnerët e Shitjeve manaxhojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të pavarur por pamvarsisht këtij fakti ato përfitojnë drejtpërsëdrejti nga referimet, marketimi, teknologjia dhe administrimi i qëndrueshëm i rrjetit RE/MAX. Kjo u jep Partnerve të Shitjes mundësinë të fokusohen në atë ç’farë ju dini të bëjni më mirë dhe realizojnë brenda një kohe të shkurtër potencialin e tyre të plotë profesional.

Fjala RE/MAX do të thotë “Real Estate Maximum”. Ç’farë do të thotë kjo për ju?

Maksimumi i Komisioneve.  Partnerët e Shitjes RE/MAX përfitojmë nga paketa e kompensimeve më të larta financiare në treg. 

Maksimumi i Bashkëpunimit. Kur bashkoheni me RE/MAX ju bëheni pjesë e rrjetit më të madh ndërkombëtar prej 90,000 ekspertësh imobiliar në më shumë se 80 shtete të botës. Në këto kushte do mund të përfitoni në mënyrë të drejtpërdrejtë nga sistemi i referencave dhe avantazhet e një marke të besueshme.

Maksimumi i Trajnimeve. Pamvarsisht eksperiencës dhe kualifikimeve të mëparshme të partnerëve të shitjes, zyra rajonale nëpermjet Akademisë RE/MAX të Real Estate mundëson trajnimin fillestar dhe të avancuar të çdo partneri Shitje për t’i përgatitur ata në manaxhimin e çdo lloj transaksioni me standarte të larta profesionale. 

Duke u bashkuar me RE/MAX ju përfitoni gjithashtu nga një numër shërbimesh mbështetëse të cilat kanë për qëllim të rrisin performancën e partnerëve të shitjes të tilla si: 

Më Shumë Vizibilitet Online

RE/MAX ofron vizibilitet online si asnjë tjetër. Kur blerësit apo qiramarrësit interesohen për një pronë në cilindo qytet apo shtete të botës, faqet online RE/MAX e lidhin konsumatorin në kohë reale me portalin më të larmishëm të pronave. Mbi 180,000 listime, të gjitha të aksesueshme nga një adresë e vetme nga ku klienti mund të gjej pronën e dëshiruar në vendin, monedhën dhe gjuhën që i’u intereson. 

Teknologji e Fjalës së Fundit

RE/MAX di që teknologjia nuk mund të zëvendesojë rolin e partnerit të shitjes, por ky i fundit mund ta përdorë tekonologjinë në avantazhin e tij për të rritur produktivitetin e punës së tyre. Softwaret ekskluziv me databazat e kontakteve dhe listimeve RE/MAX, sistemi i internetit dhe intranetit, si dhe sistemi i referimeve i hapin rrugën për sukses Partnerit tonë të Shitjes

Sistem Ndërkombëtarë Referencash

Të gjithë anëtarët e rrjetit kanë akses te klientët dhe pronat e networkut RE/MAX dhe për më tepër kanë mundësinë e bashkëpunimit me të gjithë Parnerët e Shitjes RE/MAX kudo ndodhen. Kjo i’u jep mundësine të kryeni më shumë transaksione se çdo agjensi trandicionale lokale dhe të operoni biznesin tuaj përtej kufijve kombëtar