Rreth RE/MAX

RE/MAX është sistemi më i suksesshëm franchise në tregun e pasurive të paluajtshme. Që prej themelimit të tij në vitin 1973 në Denver, SHBA, kompania ka rritur prezencën e saj dhe biznesin në mënyrë të vazhdueshme. Sot rrjeti i zyrave imobiliare numëron mbi 90,000 Partner Shitje të cilët operojnë në mbi 80 shtete të botës duke u bërë kështu e vetmja agjensi që kryen mbi një milion transaksione në vit. RE/MAX është konsideruar si një nga 50 kompanitë që kanë ndryshuar botën dhe vazhdimisht renditet në krye të listës së kompanive më të mira publikuar nga revistat prestigjoze Entepreneur dhe Franchise Times. RE/MAX ofron eksperiencën 38 vjeçare në manaxhimin e transaksioneve imobiliare, standard të lartë shërbimi dhe profesionalizëm në çdo komunitet ku operon.

RE/MAX Albania nisi aktivitetin e saj në 2011 me synimin për të ndërtuar rrjetin më cilësorë të zyrave imobiliare në Shqipëri, nëpërmjet të cilave njerëzit mund të blejnë, shesin apo marrin me qira pronën e tyre ideale. Partnerët e Shitjes RE/MAX do mund t’ju garantojnë nivel të lartë shërbimi dhe korrektësi.

SI MUND T’JU NDIHMOJË EKSPERTI IMOBILIAR RE/MAX?

Blerja e një shtëpie ose prone shpesh është investimi më i madh që njerëzit bëjnë në jetën e tyre. Përpara se të ndërmerrni një hap kaq të rëndësishëm ju nevojiten këshilla nga një ekspert imobiliar i cili ka eksperiencën, aftësitë dhe informacionin e nevojshëm të tregut për t’ju orientuar drejt një vendimarrje të sukseshme.

Nëse vendosni të konsultoheni sot me nje ekspert RE/MAX mund të përfitoni nga shërbimi i dedikuar për të shitur, blerë apo marrë me qira pronën që dëshironi.

Eksperienca dhe edukimi i vazhdueshëm i agjenteve RE/MAX garanton:

Për Shitësin:

  • Menaxhim efektiv nga fillimi deri në fund të proçesit të shitblerjes së pronës suaj.
  • Vlerësimin e shtëpisë me vlerën e saktë të tregut
  • Prezantim profesional i pronës suaj tek klientët e interesuar për blerje.
  • Fushatë të dedikuar marketingu në internet, media, dhe komunitet për të siguruar blerjen në kohën më të shpejt të mundshme.
  • Trajtimin e ofertave të blerësve dhe komunikimin e vazhdueshëm me ta.
  • Negocim strategjik , Eksperti Imobiliar do t’ju ndihmojë që ju të merrni ofertat dhe vlersoni se cila prej tyre është më e përshtatshme për të konkluduar në një shitje të suksesshme.

Për Blerësin:

  • Shumëllojshmëri zgjedhjesh. RE/MAX ofron portofolin më të larmishëm të pronave në treg me çmimet më konkuruese.
  • Konsulencë imobiliare lidhur me mundësitë më të mira të investimit, kushtet e tregut, volumin e shitjeve dhe ofertat më të reja në treg.
  • Mundësi financimi. Proçesi i blerjen së shtëpisë tuaj duhet të jetë i lehtë dhe pa strese. Për këtë aryse, RE/MAX bashkpunon ngushtë me bankat lokale në Shqipëri për t'ju asistuar në sigurimin e burimeve financiare për blerjen e pronës tuaj.
  • Prezantimin e Oferta për shitje me fotografi, vendodhje në hartë, planimetri dhe përshkrimet lidhur me avantazhet dhe disavantazhet dhe çmimin e secilit objekt.
  • Përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm ligjor për nënshkrimin e kontratës

Të bisedosh me një ekspert imobiliar RE/MAX je gjithmonë në kohë, por sot mund të jetë momenti i duhur nëse kërkoni personin e kualifikuar për t’ju ardhur në ndihmë nevojave tuaja për të blerë apo shitur një pasuri të paluajtshme.

Agjentë të Shkëlqyer, Rezultate të Shkëlqyera.®